Zgjedhjet në Preshevë, prin Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit

Alternativa për Ndryshim e udhëhequr nga Shqiprim Arifi sipas rezultateve paraprake ka fituar zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës.

Partia e Shqiprim Arifi kryeson me 14 këshilltarë, ndërsa në vend të dytë Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës me 9 këshilltarë. Ardita Sinani me PVD ka dalë  e treta me 7 këshilltarë.

Sami Salihu me Lëvizjen për Reforma ka marrë 5 deputetë, UDSH 1 këshilltar ndërsa partitë serbe 2 këshilltarë.

Ky rezultat vjen nga numërimi i 95 për qind të votave. Pjesa prej 5 për qind e votave janë bllokuar pasi ka fakte që ka pasur parregullsi gjatë votimit. Nëse kjo zyrtarizohet, atëherë zgjedhjet mund të përsëriten në dy njësi.

LEXO EDHE:

Back to top button