Zgjedhjet në Shqipëri: “Fushata pa ngjyra dhe pa debat”!
Zgjedhjet në Shqipëri: "Fushata pa ngjyra dhe pa debat"!

Në Shqipëri pas votimeve, priten rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit. Ato konsiderohen të veçanta sepse zhvillohen me një sistem të ri zgjedhor, ku për herë të parë edhe lista të hapura. Gjithashtu për herë të parë në zgjedhje në Shqipëri votoi dhe diaspora.
Kryeministri Rama pretendon ndërkohë një mandat të katërt, Sali Berisha thotë se do të fitojë dhe to të ketë një rikthim në qeverisje, por skena politike kishte dhe subjekte të reja të cilët mund ta gjenë veten në parlament duke mos lejuar lehtë dy blloqet e mëdha të fitojnë shumicë.
Pandi Gjata, gazetar që ndjek proceset elektorale prej disa vjetësh thotë se fushata ishte pa ngjyre, me akuza dhe pa debat. Ai fliste për emisionin “Programi 200” në Alsat i cili transmetohet sot në ora 21:40. Ku gjithashtu do të ndiqni edhe një analizë për zgjedhjen e kancelarit të ri gjerman Fridrih Merz dhe çfarë do të thotë ardhja e tij për zgjerimet dhe vetë BE-në.