Zgjedhjet në Shqipëri, numërimi i votave drejt fundit

Zgjedhjet në Shqipëri, numërimi i votave drejt fundit

Në qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 4838 qendra votimi, nga 5225.

PS ka marrë në rang vendi 681902 vota ose 52.10 për qind kundrejt 451271 votave të PD-ASHM, 34.48 për qind.

PSD ka marrë 45,413 vota, ose 3.47 për qind, Nisma Shqipëria Bëhet 45719 vota, ose 3.49 për qind dhe Partia Mundësia 38501 vota ose 2.94 për qind.

Ky rezultat është deri në orën 07:40.

Partia Socialiste deri tani dominon në 9 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës.

Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka shkuar në 82 mandate, Partia Demokratike 52 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button