Zgjedhjet në Shqipëri, vazhdon numërimi i votave

Zgjedhjet në Shqipëri, vazhdon numërimi i votave

Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri. Në 4949 kuti votimi të numëruara nga 5225, Partia socialiste prin me mbi 230 mijë vota para. Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, socialistët kanë deri tani 82 mandate, me rezultatin më të mirë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan. Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike është rritur në 52 mandate. Ndërkaq, sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button