Zgjedhjet në Turqi do të mbahen më 14 maj

Zgjedhjet në Turqi do të mbahen më 14 maj

Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi më 14 maj është nënshkruar nga Recep Tayyip Erdogan mesditën e së premtes.

“Unë po nënshkruaj vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 14 maj që duhej të mbaheshin më 18 qershor 2023, me autorizimin e dhënë nga neni 116 i Kushtetutës sonë.

Sipas vendimit, të dielën e parë pas 2 muajsh, kombi ynë do të shkojë në zgjedhje për të zgjedhur presidentin dhe deputetët”, theksoi Erdogan.

“Shpresoj që vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të jetë i dobishëm për vendin tonë, kombin tonë dhe partitë tona politike. Siç dihet tashmë e kemi ndarë me publikun vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 14 maj”, vijoi presidenti turk. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button