Zgjedhjet në Xhorxhia, aktakuzë ndaj Trampit

Zgjedhjet në Xhorxhia, aktakuzë ndaj Trampit

Është ngritur aktakuzë kundër ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për tentim për ta shfuqizuar disfatën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias. Trump dhe 18 persona të tjerë përballen me akuza për disa vepra penale, përfshirë për mashtrim, në një aktakuzë 41-faqeshe të ngritur nga një juri e madhe në qarkun e Fultonit.

Kjo është aktakuza e katërt që ngrihet kundër Trumpit këtë vit.. Në aktakuzë thuhet se bashkëkonspiratorët “me vetëdije dhe me vullnet iu bashkuan një konspiracioni për ta ndryshuar jashtëligjshëm rezultatin e zgjedhjeve në të mirë të Trumpit.” Aktakuza të pandehurve iu referohet si “organizatë kriminale”, dhe i ngarkon ata me një varg krimesh. Të pandehurit kanë kohë deri në mesditën e 25 gushtit për t’u dorëzuar vullnetarisht para autoriteteve, duke shtuar se dëshiron që gjykimi ndaj tyre të nisë brenda gjashtë muajve. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button