Zgjedhjet, vijon zyrtarizmi i kandidatëve

LSDM prezantoi kandidaturat e reja për kryetar komunash të cilat mbrëmë i miratoi bordi ekzekutiv i partisë. Në Kumanovë LSDM nuk do të përkrah kryetarin aktual Maksim Dimitrievski, i cili do të garojë si i pavarur, por ka vendosur të mbështes Oliver Ilievskin. Kandidat i ri edhe në Komunën Qendër për të cilën mbështetje ka marrë Goran Gerasimovski. Për komunën e Strumicës do të kandidojë deputeti Kostandin Kostadinov. LSDM prezantoi edhe kandidaturat, për Manastirin, Strugën, Gjevgjelinë dhe disa komuna të tjera. Sekretari i përgjithshëm i partisë, Lupço Nikollovski, tha se shumica e kandidatëve janë të rinj dhe fitues të sigurt të zgjedhjeve. Pas prezantimit të kandidatëve të rinj të socialdemokratëve, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE, për të cilët kandidatët e LSDM-së janë të konsumuar.

https://www.youtube.com/watch?v=HCrKRglZ3WA

LEXO EDHE:

Back to top button