Zgjerohet hetimi për tragjedinë në Koçan, përfshihet edhe personi që e ka dhënë me qira diskotekën
Zgjerohet hetimi për tragjedinë në Koçan, përfshihet edhe personi që e ka dhënë me qira diskotekën

Zgjerohet hetimi për zjarrin në diskotekën “Puls ” në Koçan. Prokuroria themelore publike e Koçanit po heton edhe një person tjetër, i cili gjithashtu dyshohet si bashkëveprues për “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Nga Prokuroria njoftojnë se i dyshuari, si pronar i pasurisë së patundshme të objektit në të cilin për vite më radhë ka funksionuar diskoteka, e ka dhënë atë me qira njërit prej të dyshuarve të mëparshëm. Nga prokuroria sqarojnë se i dyshuari ka bërë ndryshim të ridestinimit të objektit pa paraqitur kërkesë dhe pa marrë leje për ridestinimin nga organi kompetent. Ai në bashkëpunim me të dyshuarin që është pronar joformal i personit juridik, në data të ndryshme dhe në shumë raste gjatë periudhës kohore 2012 deri në vitin 2025 ka ndërmarrë aktivitete ndërtimore me të cilat ka realizuar dhe ka marrë pjesë në mënyrë të paligjshme në ndryshimin e ridestinimit të objektit nga shërbime dhe infrastrukturë transporti deri në njësi më të mëdha të shërbimeve gastronomike, duke mundësuar që në objekt të kryhet aktivitet ilegal i natyrës disko/ kabare. Prokuroria ka propozuar caktimin e masave të kujdesit. /Alsat.mk