“Zhduken” pesë futbolliste nën 20 vjeç nga Eritrea!

Pesë futbolliste nga Eritrea, nën moshën 20 vjeç, janë zhdukur nga një hotel në Ugandë, ku po luhet Kampionati Afrikan për të rinj. Lajmin e kanë konfrimuar policia në Ugandë dhe vet organizatorët e këtij eventi sportiv. Futbollistet u zhdukën nga hoteli në qytetin e Jinja, pas së cilës organizatori dhe nikoqiri e denoncuan në polici, kështu që tani po bëhet kërkimi për futbollistët e zhdukur, të cilët supozohet se kanë ikur në kërkim të një jete më të mirë.

Atletet nga Eritrea shpesh zhduken, kur vijnë në një ngjarje sportive jashtë vendit për t’i shpëtuar regjimit në vendin e tyre dhe nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, i cili është i detyrueshëm si për burrat, ashtu edhe për gratë. Që nga Lojërat Olimpike të 2012-ës në Londër, ka pasur raste të zhdukjes së sportistëve nga Eritrea për të gjetur një jetë më të mirë dhe pothuajse çdo vit ka raste të tilla me atletët e këtij vendi afrikan.

Kujtojmë se Uganda është organizatore  e Kampionatit Afrikan të të Rinjve, në Afrikën Lindore dhe Qendrore.

LEXO EDHE:

Back to top button