Zhduket futbollisti argjentinas, gjendet vetëm makina e tij e shkatërruar

Sulmuesi i skuadrës aregjentinase “Colon Santa Fe”, Brajan Fernandez është zhdukur për më shumë se një javë dhe makina e tij është gjetur e shkatërruar.

Makinës së tij i janë thyer xhamat, ndërsa mungonin edhe rrotat. 28-vjeçari ishte lënë jashtë skuadrës javën e kaluar, me trajnerin që e ndëshkoi për mungesën në stërvitje.

Fernandez nënshkroi për “Colon Santa Fe” në janar 2020, por një sërë problemesh duke përfshirë përdorimin e drogës dhe çështje të tjera me femrat, ai u arrestua tetorin e kaluar për shkak të sherrit në një stacion autobusi.

 

Pavarësisht kësaj, klubi i dha atij vetëbesim, duke rinovuar kontratën e tij vitin e kaluar deri në verën e vitit 2023./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button