Zhegrova, 2 asiste në fitoren 3:1 ndaj Lucernit

Ylli i Baselit, Edon Zhegrova vazhdon me formën e mirë ne kampionatin e Zvicrës. Zhegrova ishte thjeshtë brilant edhe në takimin ndaj Luzernit, ku Bazelli arkëtoi pikët e plota me rezultat 1:3

Kosovari asistoi dy herë për 59 minuta sa ishte në fushë. Fillimisht asistoi për Arturin, pas vetëm tre minutave lojë, ndërsa asistimin e dytë e bëri katër minuta pasi nisi pjesa e dytë për Petretta-n. Ndërkohë, goli i vetëm i Luzernit ishte asistuar nga kosovari tjetër David Domgjoni.

Bazel me këtë fitore renditët e dyta në tabelë me 29 pikë, dy më pak se lideri Cyrihut, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërkohë, Zhegrova në Superligën e Zvicrës ka shënuar dy herë dhe asistuar gjashtë herë tjera

LEXO EDHE:

Back to top button