Zhegrova kërkohet nga dy klube të mëdha të Seria A

Juventusi është i interesuar për Edon Zhegrova, sulmuesin anësor të Lillë-s, i lindur në vitin 1999. Lajmi për yllin e kombëtares së Kosovës konfirmohet nga “Tuttosport”, gazeta sportive torineze shumë pranë klubit bardhezi. Sipas saj, Juventusi pritet të hyjë në negociata me agjentin e lojtarit kosovar, Hasan Cetinkaja, me të cilin ka marrëdhënie të shkëlqyera, duke qenë se është i njëjti agjent që shiti Denis Zakaria. për 20 milionë te Monako.

Mirëpo, edhe Roma është në gjurmët e Zhegrovës, ndërsa Napoli ka hequr dorë nga ky objektiv merkatoje. I lindur në Gjermani, Edon Zhegrova shkoi në vitin 2015 në Belgjikë për të luajtur me Standard Liezh, prej andej te St.Truiden dhe Genk, që e dërgoi në huazim te Baselli, më 2022. Nga klubi i njohur zviceran u transferua te Lille.

Në moshën 25-vjeçare, sulmuesi anësor i skuadrës së Paulo Fonseca është një lider i padiskutueshëm i kombëtares së tij, ku ka luajtur praktikisht të gjitha ndeshjet e deritanishme (34) me 4 gola të shënuar. I blerë nga Lille për 7 milionë euro nga Basel në janar 2022, ai ka kontratë deri në verën e vitit 2026 me klubin francez, me të cilin shënoi 12 gola dhe dha 10 asiste këtë sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button