Zhegrova sërish në formacionin e javës në Francë

Edon Zhegrova ka vazhduar me formë të mirë te Lille, ku në ndeshjen  e fundit ndaj Strasbourg shënoi dy gola të bukur.  Ndeshja mes Lille dhe Strasbourg u mbyll me rezultat 3-3, ndërsa Edon Zhegrova nga SofaScore u vlerësuar me notën 9.3.

Ai ishte lojtari më i vlerësuar në xhiron e pestë të Ligue 1 dhe natyrisht zuri vend në formacionin startues të javës.  Zhegrova është në formacion me emra si Jousoufa Moukoko, Akor Adams dhe Korentin Tolisso.

Sa i përket vlerësimit për këtë sezon, Zhegrova është i dyti me një notë mesatare prej 8.10, ku vetëm Achraf Hakimi është më lartë me notën 8.23. Zhegrova deri më tani ka 6 gola në të gjitha garat me fanellën e Lille.

LEXO EDHE:

Back to top button