Zherard Pike tregon se çka i ka thënë arbitrit Manzano

Zherard Pike shpjegoi në programin e Ibai Llanos në “Twitch”, se çfarë ndodhi në fundin e pjesës së parë të ndeshjes mes Osasuna dhe Barcelonës, ku ai ishte në stol, por u ndëshkua me karton të kuq nga Hil Manzano.

“Nuk kam sharë nga nëna askënd. Do ta shpjegoj si ka qenë dhe e kuptoj që po pyesni veten pse është aktuale. Pas arbitrimit të pjesës së parë, që na lëndoi shumë, sepse e verdha e dytë ndaj Levandovskit nuk ishte, goli i parë nuk ishte këndore, pastaj faulli ndaj Marcos Alonsos, doja të flisja me të.

 

Hyra në tunel dhe i thashë se po na dëmton si gjithmonë. Nuk e shava në asnjë moment. Më tregoi me gisht dhe i tha Karles Naval që jam i përjashtuar. Nuk i thashë asgjë të ndaluar dhe ai më përjashtoi. Në procesverbal të mos gënjejë se më përjashtoi për këtë”.

 

Më pas, Pique sqaroi atë situatë që Hil Manzano e pasqyroi në rubrikën e incidenteve të tjera. Ai këmbënguli se nuk e ofendoi arbitrin.

 

“Tashmë i përjashtuar, unë hyj në dhomat e zhveshjes së gjyqtarëve, e cila ishte ngjitur me tonën. Hyra me disa shokë të skuadrës, që erdhën me mua Arbitri më vendos në gojë fjalë që nuk ia kam thënë. Po, i thashë se ti je gjithmonë njësoj, e dëmton Barcelonën. Unë kam dalë tashmë në pension, por kjo mund të ndodhë në një tunel dhomash zhveshjeje. Fatmirësisht, kamerat shohin se çfarë po them. Dhe nuk them asgjë për t’u përjashtuar”.

Pike e përmbylli shpjegimin e tij duke i siguruar se arbitrave në Spanjë iu mungon dialogu dhe empatia. Po ashtu, ish-lojtari i Barçës pohon se gjyqtarët duhet të thyejnë heshtjen që i shoqëron dhe të dalin të shpjegojnë vendimet e tyre.

 

“Unë mendoj se ata duhet të jenë pjesëmarrës dhe të marrin përgjegjësitë, të shpjegojnë pse marrin vendime”.

LEXO EDHE:

Back to top button