Zhezhov: Pacientët të drejtohen tek ekspertët dhe të pranojnë ndihmë mjekësore

Zhezhov: Pacientët të drejtohen tek ekspertët dhe të pranojnë ndihmë mjekësore

Në emisionin “Pasqyra e Shëndetit, në Alsat, është diskutuar rreth rehabilitimit post covid, ku fizioterapeuti Ilija Zhezhov tha se ka pacientë që shkojnë te mjekë popullorë, që mund t’i bëjnë ndonjë problem më serioz pacientëve, të kenë kujdes, të jenë të fokusuar drejt fizioterapeutëve, mjekëve, personelit mjekësor, të cilët janë ekspertë.

“Duhet të themi se të gjithë pacientët, pra ka pacientë që shkojnë te mjekë popullorë, që mund t’i bëjnë ndonjë problem më serioz pacientëve, të kenë kujdes, të jenë të fokusuar ndaj fizioterapeutëve, mjekët, personelin mjekësor, që janë ekspertë, kompetentë për gjithë atë ta ofrojnë si ndihmë mjekësore për ta. Gjithmonë të konsultohen me mjek, me fizioterapeut, të kërkojnë mënyrë sit ë ushtrojnë, të jenë më shumë aktivë fizikisht, të jenë të shëndetshëm, të vizitojnë rregullisht,masazh, të koordinohemi, prandaj dhe jemi këtu”. tha Zhezhov.

Ai shtoi se duhet të ndajmë kohë të paktën 40 minuta në ditë për ne. Me 40 minuta ushtrim, ne ndjehemi më të lumtur, më të disponueshëm, më të përmbushur,

“Ushtrimet nga fizioterapia mund të kryhen edhe në kushte shtëpiake. Por duhet të them se jemi shumë të papërgjegjshëm kur bëhet fjalë për ne. Duhet të fokusohemi te shëndeti, duhet të ndajmë kohë të paktën 40 minuta në ditë për ne. Me 40 minuta ushtrim, ne ndjehemi më të lumtur, më të disponueshëm, më të përmbushur. Me ushtrime del energjia negative, nëpërmjet ushtrimit fitojmë energji positive”, tha Zhezhov. /Alsat.mk

https://www.youtube.com/watch?v=aRWticMz7Pk

LEXO EDHE:

Back to top button