Zhgënjejnë Bostoni dhe Majami, disfatë për Lejkersat ndaj Klivlendit

Skuadra e Los Anxhelos Lejkersit u mund thellë 129-99 në fushën e Klivlendit. Për skuadrën vendase, 52 pikë erdhën nga lojtarët e stolit, ndërkohë që Donovan Mitçell me 25 pikë ishte më i miri.

Fitore në sekondat e fundit për Indiana-n, që mundi 113-110 Çikagon (Siakam 20 pikë).

Befason Atlanta, që fitoi 117-106 në fushën e Bostonit. Të gjithë titullarët e skuadrës mike realizuan mbi 13 pikë.

Jashtë fushe fiton edhe Golden Stejt, ku 8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Më i miri ishte Stefon Kerri me 27 pikë.

San Antonio po kalon një moment të mirë, duke fituar sot 111-99 në fushën e Hjustonit. Vembanjama realizoi 28 pikë e 16 kërcime për miqtë.

Zhgënjen edhe Majami, që u mund 133-124 nga Orlando, sfidë ku u dallua Paolo Bankero me 31 pikë.

 

NBA-Rezultatet

Klivlend – Lejkers, 129-99

Indiana – Çikago, 113-110

Boston – Atlanta, 106-117

Miami – Orlando, 124-133

Toronto – Nju Jork, 92-119

Memfis – Sharlot, 97-112

Dallas – Minesota, 105-118

Juta Xhaz – Golden Stejt, 124-140

Hjuston – San Antonio, 99-111

LEXO EDHE:

Back to top button