Zhgënjejnë Boston e Milluoki, fitore për Klipersat e Portlandin

Oklahoma kalon me sukses një pengesë të vështirë siç ishte sfida ndaj Nju Jorkut, fituar 103-100 në sekondat e fundit. Dy ekipe pretendente për titull që dhuruan spektakël në fushë. Holmgren me 28 pikë dhe Shai me 26 u dalluan për kampionët në fuqi të NBA.

Zhgënjen ekipi i Bostonit, që u mund 118-98 në fushën e tij nga Sharloti. Knueppel me 20 pikë ishte më i miri për miqtë, ndërkohë që nga stoli erdhën 44 pikë.

Fiton edhe Filadelfia, 106-102 ndaj Juta Xhazz, sfidë ku dyshja Maksej-Ualker realizoi 47 pikë së bashku.

Skuadra e Atlanta-s surprizon Milluokin, që u mund 131-113. Rikthimi i Antetokounmpo (24 pikë) nuk po jep frutet e duhura te Baks, ndërsa gjithë titullarët e Atlanta realizuan mbi 12 pikë. Skuadra e LA Klipers, falë 29 pikëve të Leonard, triumfoi 130-107 ndaj Indiana-s.

 

NBA-Rezultatet

Nju Jork – Oklahoma, 100-103

Bostoni – Sharloti, 89-118

Filadelfia – Juta Xhaz, 106-102

Memfis – Portland, 114-122

Milluoki – Atlanta, 113-131

LA Klipers – Indiana, 130-107

LEXO EDHE:

Back to top button