Zhgënjeu te Milani, tani gati të huazohet te Monza

Mesfushori belg Charles De Ketelaere pritet të largohet nga Milan në merkaton e verës. I ardhur me shumë bujë, 22-vjeçari nuk arriti të japë asgjë në fushë me kuqezinjtë. Gjithsesi, Milan nuk ka ndërmend ta largojë përfundimisht, por do ta japë në formë huazimi.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, De Ketelaere pritet të lërë Milanon për t’u transferuar në një zonë më afër. Belgu pritet të shkojë te Monza, ku do të luajë në formë huazimi. Te skuadra e Monzës ai pritet të ketë më shumë minuta në dispozicion, gjë që nuk e kishte te Milan.

Për belgun janë ende edhe dy ndeshje në disposizion për të bindur trajnerin Pioli dhe klubin për të qëndruar.

“Janë ende edhe dy ndeshje për ta vlerësuar si lojtar. Të shohim se çfarë do të bëjmë me Charles”, tha Stefano Pioli, ndërkohë që te Monza shpresojnë në këtë transferim.

Duket se Milan do të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira me Gallianin për të transferuar lojtarin, me shpresën që të luajë më shumë e ambientohet me Serie A. Ky ka qenë një sezon i vështirë për Charles De Ketelaere, që nuk ka treguar ende aftësitë e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button