Zhires fton golashënuesin më të mirë të Superligës së Kosovës

Përzgjedhësi Alain Zhires e ka ftuar në grumbullimin e Kombëtares sulmuesin e FC Ballkani, Albion Rrahmani. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës. Ai do t’i bashkohet ekipit sot dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për dy ndeshjet kualifikuese kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Albioni gjatë edicionit të sapo përfunduar spikati me lojëra të mira dhe ishte golashënuesi më i mirë në “Albi Mall Superligë”. Ai ka qenë pjesë e Dardanëve edhe në grumbullimin e muajit mars.

LEXO EDHE:

Back to top button