Zhiru bëhet hero i Milanit si portier, ndërhyrje e saktë në minutën e 105

Milani ka shfrytëzuar barazimin e Interit ndaj Bolonja-s, duke fituar ndaj Xhenoas për t’u bërë lider në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli fitoi në udhëtim, teksa ndeshja i takoi javës së tetë në elitën e futbollit italian.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Luixhi Ferraris” përfundoi me rezultatin 0:1. Vëmendje nga kjo ndeshje mori edhe paraqitja e Olivier Zhiru-s, si portier i “kuqezinjve”. Madje, sulmuesi francez bëri një ndërhyrje vendimtare në fundin e ndeshjes, për të mbajtur portën e paprekur.

Zhiru u detyrua të bëhej “gardian” i portës së skuadrës së tij, pasi portieri i Milanit, Majk Manjan (90+9′), u përjashtua direkt me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër në kundërshtar dhe jashtë zonës.

LEXO EDHE:

Back to top button