Zhiru: Nuk kam përjetuar kurrë një moment si ky, luftuam deri në fund
Sulmuesi i Milanit, Olivier Zhiru, foli për mediet pas fitores në transfertë me rezultatin 0-1 ndaj XHenoas, në një ndeshje që francezi e përfundoi si portier për shkak të kartonit të kuq që mori portieri Manjan.
Sulmuesi theksoi se nuk kishte përjetuar kurrë një moment të tillë.
“Nuk kam përjetuar kurrë një moment si ky. Jam shumë krenar për këtë ekip. Ne luftuam deri në fund dhe bëra një paraqitje të madhe. Ne luftuam si luanë dhe jam shumë i lumtur për këta tifozë,“ deklaroi Zhiru.