Oliver Zhiru vazhdon të shkruajë histori në futbollin evropian. Sulmuesi francez, tashmë pjesë e Lillë-s, u bë lojtari më i vjetër që shënon një gol si zëvendësues në një ndeshje të UEFA Cup/Ligës Europa.
Me moshën 38 vjeç e 360 ditë, Zhiru hyri nga stoli dhe gjeti rrjetën në minutën e 80-të, duke vendosur një rekord që konfirmon edhe një herë se klasi dhe instinkti i tij për gol nuk njohin moshë.
Ky realizim jo vetëm që i dha Lilës një shtysë të madhe në përballjen e sotme, por gjithashtu nënvizoi rolin vendimtar që Zhiru vazhdon të ketë për skuadrën dhe për futbollin francez në tërësi, teksa i dhuroi skuadrës së tij triumfin 2 me 1 ndaj Bran.








