Zhiru vendos rekordin e jashtëzakonshëm me kombëtaren e Francës

Olivier Zhiru nuk ndalet kurrë së vendosuri rekorde të reja. Ish-sulmuesi i Milanit, I cili së shpejti do të debutojë në MLS, u thirr nga Didie Deshamp për aventurën e tij të fundit me Francën.
Zhiru është grumbulluar për “Euro 2024”, ku pritet të thotë për herë të fundit fjalën e tij me fanellën e kombëtares.
Dhe, qendërsulmuesi francez është protagonist i një rekord të ri me këtë fanellë. Në ndeshjen miqësore mes Francës dhe Luksemburgut (3-0), Olivier Zhiru hyri në lojë gjatë ndeshjes, në minutën e 81-të në vend të Grizmanit. Ai u bë lojtari më i vjetër, në moshën 37 vjeç e 249 ditë, që luan një ndeshje për kombëtaren e ekipit francez.