Zhoao Feliks, caku i ardhshëm i skuadrës “Al Hilal”

“Al Hilal” synon ta marrë në formë huazimi Zhoao Feliksin për një vit, deri në qershor 2024. Për këtë siguron eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.
Futbollisti është në pronësi të Atletiko Madridit, i cili e kaloi pjesën e dytë të sezonit të fundit në formë huazimi te Çellsi, e ka prioritet Evropën dhe ëndërron të transferohet në Barcelonë. Kërkesa e lartë e “Los Colchoneros” do t’i bëjë gjërat më të vështira që ai të përfundojë eventualisht në “Camp Nou”.
Dhe, nëse nuk transferohet tek “Blaugrana”, lojtari mund të vendos që ta pranojë më pas ofertën e “Al Hilal”, i cili e ka bërë gati një ofertë të majme për përfaqësuesin portugez. Trajneri portugez, njëherësh bashkëkombës i sulmuesit, Horhe Hesus, i cili e drejton klubin, e ka thirr po ashtu personalisht Feliskin në ekipin e tij. Ky do të jetë opsioni i fundit i Feliksit, ndërsa një gjë është e sigur se ai nuk do të qëndrojë më tek Atletiko Madridi.