Zhordi Alba i thotë “mirupafshim” Barcelonës

Legjenda e Barcelonës, Zhordi Alba, ka vendosur të largohet nga klubi në fund të sezonit sipas raportimeve të “SPORT”.

Kontrata aktuale e mbrojtësit të majtë zgjat deri në qershor të vitit 2024. Megjithatë, në javët e fundit, “El Chiringuito” raportoi se ai kishte pranuar tashmë një ofertë nga Al Hilal në Arabinë Saudite.

Në të njëjtën javë që Buskets zbuloi se do të largohej nga klubi në fund të sezonit, përfaqësuesit e Zhordi Alba u kapën në kamera duke mbajtur një takim me drejtuesit e Barcelonës për të diskutuar të ardhmen e lojtarit.

Pas 11 vitesh dhe 18 trofeve të fituar, Zhordi Alba vendos të largohet nga Barcelona në fund të sezonit me parametra zero.

LEXO EDHE:

Back to top button