Zhvillimet në gjyqësor, reagon Lëvizja BESA
Zhvillimet në gjyqësor, reagon Lëvizja BESA

Lëvizja Besa ka reaguar për zhvillimet e fundit në gjyqësor. Sipas kësaj partie sistemi gjyqësor është i kapur nga politikanët e korruptuar. Besa i cilëson si cinike deklaratat e Kovaçevskit dhe Ahmetit për hetimin e krimit dhe korrupsionit në kohën kur organet e drejtësisë janë të mbushur me kuadro partiakë.
“kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklarojnë në mënyrë cinike dhe të papërgjegjshme se krimi dhe korrupsioni duhet që të hetohet. Por nga kush të hetohet? Nga kush të ndiqen politikanët e korruptuar dhe të zhytur në krim dhe korrupsion? Nga Islam Abazi kryeprokurori për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit i cili ka më shumë fotografi me vëllain e kreut të BDI-së dhe funksionar të tjerë të BDI-së se sa me familjarët e tij? Nga djali i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, funksionar dhe eksponent më i rëndësishëm politik i BDI-së? Apo nga eksponent të tjerë politik të juaj të cilët i keni rehatuar nëpër pozita të ndryshme në organet e drejtësisë”, deklaroi Fatmir Sabriu, Lëvizja Besa. /Alsat.mk