Zhvillimet në NQP-Shkupi shkaktojnë reagime politike

Zhvillimet në NQP-Shkupi shkaktojnë reagime politike

Gjendja me Ndërmarrjen për Qarkullim Publik (NQP) ka nxitur edhe reagime politike. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski i bëri thirrje kryetares Danella Arsovska dhe drejtorit të NQP-së që ta tejkalojnë kotësinë dhe të fillojnë të bëjnë atë për të cilën paguhen. Ljubica Jançeva, këshilltare në Qytetin e Shkupit nga radhët e LSDM-së, tha se ishte VMRO-DPMNE që mbështeti Arsovkën për kryetare të kryeqytetit dhe premtuan projekte në emër të saj. Ajo tha se qytetarët morën premtime për autobus të rinj, por mbetën edhe pa ato ekzistues. Ndërsa me reagim sot doli Ish-drejtori i Ndërmarrjes së Transportit Publik, Igor Janushev, i cili tha se pret që kryetarja e Shkupit të kërkojë falje për siç thotë ai akuzat që Arsovska i ka bërë rreth borxheve të ndërmarrjes mos pagesën e pagave. Janushev tha se nëse nuk di të punojë, Arsovska mund ta pyesë. Ai thotë se pasi ka drejtuar nga viti 2015- 2017 ka lënë një ndërmarrje të qëndrueshme, shkruan Alsat.

“Vërtetë u habita që këshilltarët e LDMS-së, BDI-së dhe kryetrarj e Qytetit Danella Arsovska ishin kundër parave për rrogat e e të punësuarve, sepse ata ja nuk patën sukses që të mbledhin mjaftueshëm që më pas t’I shpërndajnë, të jepen si ndihmë, si donacion nga Qyteti i Shkupit, por për fat të mirë aty ishin këshilltarët e VMRO- DPMNE-së dhe koalicionit që votuan”, deklaroi Hristjan Mickoski- kryetar i VMRO-DPMNE-së.

“Pushteti lokal i VMRO-DPMNE-së në Shkup nuk mund të kryejë funksionet dhe shërbimet më elementare. Për shkak të paaftësisë së VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të tyre, Shkupi për herë të parë në histori mbeti pa transport publik, kurse punëtorët e NQP-së pa rroga. Shkupianët presin përgjigje dhe përgjegjësi për fatkeqësinë që po ndodh. Në vetëm një vit, Ndërmarrja për Qarkullim Publik ka pasur një borxh prej një milion eurosh. A është aneks-marrëveshja për blerjen e derivateve, e cila është 5,6 denarë më e shtrenjtë se çmimi i rregullt, ndër arsyet e këtij borxhi miliona dollarësh të JSP-së?”, tha Ljubica Jançeva- këshillëtare e LSDM-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button