Zidan:  Ndaj Interit si një finale në Champions

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane beson se ekipi I tij duhet të merr ndeshjet një nga një dhe për secilën prj tyre do të jetë si të zhvillojë një finale në Ligën e Kampionëve.

Interi është skuadër e mirë, me fizikë shumë të mirë dhe luajnë futboll të mirë. Është ndeshje e vështirë për ne. Është finale. Këto janë tri pikë që duhet t’i fitojmë. Çdo ndeshje është finale, e dimë dhe duhet të koncentrohemi pa menduar se çfarë do ndodh me vonë. Lojtarët e Madridit duhet të japin gjithçka sepse luajnë për klubin. Jemi duke formuar skuadër garuese që mund të fitojë ndonjë gjë. Gjithmonë flasim se çfarë duhet të ndryshojmë, por këta djem janë garues. Duan të fitojnë dhe mund të them këtë si trajner. Diskutoj me ta, duam të provojmë të arrijmë qëllimet tona dhe të mbajmë nivelin lartë”, tha mes tjerash tekniku francez.

Përballja mes Realit dhe Interit zhvillohet në “Alfredo di Stefano” dhe nis në ora 21:00

LEXO EDHE:

Back to top button