Zidan: Reali mund të luajë më mirë pa mua

Real Madridi është në pritje të Atletiko Madridit se si do të zhvillojë takimin e raundit të fundit të La Ligës kundër Valadolidit. Me fitore ndaj Vilarealit dhe një dështim të Atletiko Madridit, Reali mund të arrijë deri te titulli kampion. Në pres konferencën para përballjes së fundit në këtë sezon, Zidan potecoi se klubi madrilen shkon që të shënojë fitore.

“Tani ndeshja më e rëndësishme është ndaj Viljarealit. Jemi të foksuar dhe do të bëjmë çmos që të shënojmë fitore. Ndoshta do të jemi edhe kampion, andaj shpresat janë këtu, “ tha mes tjerash Zidan.

Në pyetjen se a konsideron se Reali do të jetë ekipi më i mirë pa trajnerin Zidan, francezi befasoi të gjithë.

“Lojtarët e Realit janë të shkëlqyeshëm edhe pa mua, e ndoshta edhe më të mirë,” tha Zidan.

Real Madridi u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Çellsi, ndërsa shpëtimin e sezonit e sheh te Primera Divizion. Në raundin e fundit, Reali pret një gabim të Atletiko, mirëpo ndaj Viljarealit nuk do të jetë lehtë, pasi që mysafirët nuk dorëzohen aq lehtë.

LEXO EDHE:

Back to top button