Zidani mund të marrë drejtimin e Realit për herë të tretë

Në fund të sezonit 2023/2024, Karlo Ançelotti do të largohet nga Real Madrid dhe do të marrë përsipër kombëtaren braziliane. Klubi madrilen tashmë po punon ngadalë për gjetjen e një timonieri të ri për skuadrën.
Sipas “Daily Mail”, Zinedin Zidan, i cili tashmë ka trajnuar Real Madridin për dy periudha, është në listën e ngushtë. Vlen të kujtojmë se nën drejtimin e Zidanit, Real Madrid fitoi shumë trofe, duke përfshirë dy tituj të La Ligës dhe 3 trofe të Ligës së Kampionëve.
Burimi bën me dije se Real Madrid ka në listën e kandidatëve edhe Çabi Alonson, Alvaro Arbeloa dhe Raul. I dyti dhe i 3-ti tashmë janë duke punuar në strukturën e “Los Blancos” me ekipet e të rinjve.