Zijeç larg Çellsit, pritet që marokeni të zbarkojë në Paris

Në listën e lojtarëve që pritet të largohen nga Çellsi është dhe “fantazisti” maroken i mesfushës, Hakim Zijeç, i cili pritet të largohet nga “blutë” e Londrës drejt Kampionatit francez.

Sipas prestigjiozes franceze, “L’Equipe”, skuadra e PSZH-së është e interesuar për të nënshkuar me marokenin dhe vetë lojtari gjithashtu dëshiron t’i bashkohet “parisienëve”.

Deri më tani, nuk është arritur ende asnjë akord mes klubeve, por negociatat janë duke ecur me shpejtësi duke parë dhe kohën që ka ngelur të dispozicion të ekipeve.

LEXO EDHE:

Back to top button