Zikaltërit e Milanit synojnë të rikthejnë mbrojtësin në Itali

Interi, do ta shohë me prioritet përforcimin e repartit difensiv në merkaton e ardhshme. Ëndrra e italianëve është Kim Min Jae, i cili la Italinë në verën e shkuar kur kaloi nga Napoli drejt Bajern Munihut. Në pamje të parë duket si një operacion i pamundur, mirëpo Kim e ka humbur aktualisht statusin e titullarit si dhe ka përfunduar në shënjestrën e mediave dhe tifozëve, një situatë që e nuk e kënaq aspak vetë lojtarin.

Në këtë formë, Inter kërkon të përfitojë, teksa situata te Bajerni është në zhvillim e sipër çdo ditë dhe askush nuk e ka vendin e sigurt. Koreano-jugori është një dëshirë e vjetër e drejtorit të Inter, Ausilio. Madje, ky i fundit e ndjek me vëmendje 27-vjeçarin prej periudhës kur mbrojtësi aktivizohej me Fenerbahçen.

Vera e vitit 2024 mund të jetë periudha e duhur për t’u bashkuar, me Inter që fillimisht do të tentojë nëpërmjet formulës së huazimit pasi Bajerni nuk e lëshon mbrojtësin për një shifër më pak se 50 milionë euro, aq sa e transferoi nga Napoli një vit më pare. Për t’u theksuar edhe raportet optimale të drejtuesve të Inter me ata të Bayern Munich duke qenë se së fundmi palët kanë bashkëpunuar për Sommer dhe Pavard. Dy alternativat e tjera për mbrojtjen zikaltër janë Smalling i Romës dhe Mavropanos i Uest Ham.

LEXO EDHE:

Back to top button