Ziqirija Qazimi në “Ftesë në studio”: Postieri sot nuk sjell më lajme të mira, por letra nga gjykata

Ziqirija Qazimi në “Ftesë në studio”: Postieri sot nuk sjell më lajme të mira, por letra nga gjykata

Gazetare: Xhemazije Rizvani

I ftuar në emisionin “Ftesë në studio” me gazetaren Xhemazije Rizvani që do të jepet në orën 16.40 min postieri Ziqirija Qazimi i punësuar në Postën e RMV foli me emocione për rolin dhe transformimin e figurës së postierit në kohët moderne. Ai theksoi se sot të rinjtë njohin shumë pak për punën dhe rëndësinë e këtij profesioni.

“Edhe vjersha për postierin nuk ka më,” tha ai me keqardhje. “Na njohin pak, sepse nuk kemi uniforma dhe shkojmë civilë në terren.”

Qazimi theksoi se ndryshimi i përmbajtjes së postës ka ndikuar edhe në perceptimin ndaj postierit: “Nuk jemi më njerëzit e dashur të lagjes. Sot sjellim letra nga gjykata, noteri apo përmbaruesi. Dikur, sillnim letra dashurie nga diaspora, letra të besuara e të pritura me dashuri nga familjarët.”

Ai ngriti shqetësimin se ky profesion po shuhet gradualisht. “Nuk kanë mbetur shumë postierë. Tetova me rrethinë mbulohet nga vetëm disa prej nesh, dhe të rinj nuk punësohen më – angazhohen vetëm me kontrata.”

Kjo intervistë është një dëshmi e gjallë për ndryshimet shoqërore dhe teknologjike që po zhdukin ngadalë figurat tradicionale të komunitetit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button