Zjarr aktiv në komunën e Likovës, dje ka pasur 29 zjarre

Zjarr aktiv në komunën e Likovës, dje ka pasur 29 zjarre

Një zjarr është aktiv në vend, ndërsa dje ishin gjithsej 29, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Zjarri është aktiv në komunën e Likovës, mbi fshatrat Izvor dhe Belanovcë. Bëhet fjalë për zjarr në pyll dhe QMK njoftoi se intensiteti i tij është ulur.

QMK bën të ditur se janë shuar 28 zjarre, nga dy në komunën Staro Nagoriçane, Tearcë dhe Radovish dhe tre në komunën e Zelenikovës. Janë shuar edhe zjarret në komunat Likovë, Kavadar, Strugë, Gjorçe Petrov, Ilinden, Studeniçan, Bogovinë, Prilep, Dollnen dhe Koçan.

Zjarret ishin në lokacione me bar të thatë, bimësi të ulët, shkurre, kashtë, pyje të përzier, mbeturina…

LEXO EDHE:

Back to top button