Zjarr i madh afër Athinës, evakuohen 6 fshatra

Një zjarr i madh ka shpërthyer ne afërsi të Athinës, Greqi, prej mbrëmjes së djeshme. Deri tani janë evakuuar 6 fshatra, për arsye paraprake.

Sipas medieve greke zjarri ka shpërthyer në një pyll, shumë afër zonave të banuara, në Loutraki Korinth, në afërsi të Athinës. Si rrjedhojë autoritet evakuuan  fshatrat që janë afër zjarrit.

Në të njëjtën kohë u ndalua qarkullimi i automjeteve në zonë.

Zjarri që shpërtheu mbrëmë në një zonë pyjore, në Schinos Loutraki, vazhdon ende, ndërsa orët e para të mëngjesit të së enjtes mbërritën në vend, avionët  zjarrfikës.

Zëdhënësi i Forcave së Zjarrfikësve, Vasilis Vartakogiannis ka thënë sot: “Forcat e zjarrfikësve po bëjnë gjithçka që është e mundur për të zvogëluar zjarrin e madh, i cili për shkak të erërave perëndimore drejtohet drejt Maleve Geraneia. Deri më tani, ne nuk kemi të dhëna zyrtare mbi dëmtimin e shtëpive, shumica e të cilave janë shtëpi pushimi dhe nuk janë të banuara në këtë kohë.”

Zëdhënësi i Forcave së Zjarrfikësve konfirmon për mediat greke se deri më tani fshatrat e Schinos, Agia Sotira, Vamvakes, Mavrolimni, Mazi dhe Paraskeva, si dhe dy Manastire të Shenjta të Agios Ioannis dhe Agia Paraskevi janë evakuuar.

LEXO EDHE:

Back to top button