Zjarr i madh në zonën e Plazhit në Durrës, përfshihen disa biznese

Zjarr i madh në zonën e Plazhit në Durrës, përfshihen disa biznese

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës, pranë tregut lokal, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë disa biznese që ndodhen në zonë, ndërsa tymi i dendur është përhapur në një rreze të gjerë.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë me intensitet për vënien nën kontroll të zjarrit.

Policia ka nisur evakuimin e banorëve nga pallatet dhe hotelet përreth, për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të shmangin zonën për të mos penguar ndërhyrjen e shërbimeve emergjente.

 

LEXO EDHE:

Back to top button