Zjarr i ri pranë Komunës së Butelit, drejt rrugës së vjetër për në Liqenin e Smilkovës
Zjarr i ri pranë Komunës së Butelit, drejt rrugës së vjetër për në Liqenin e Smilkovës

Një zjarr i ri shpërtheu sot pasdite pranë Komunës së Butelit, në rrugën e vjetër për në Liqenin e Smilkovës. Sipas kryetarit të komunës së Butelit, Darko Kostovski, zjarri është në territorin e Komunës së Gazi Babës, por situata po monitorohet nga afër.
“U bëj thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos bëjnë panik. Kam folur tashmë me kryetarin e komunës së Gazi Babës, Boban Stevkovski, dhe ekipet e zjarrfikësve janë të pranishme në terren duke punuar për të fikur zjarrin”, tha Kostovski.