Zjarr masiv në një pallat në New York, qindra të evakuuar

Rreth 240 persona janë evakuuar pas shpërthimit të zjarrit në një bllok apartamentesh, në Queens të New York.

Fillimisht zjarri është raportuar në katin e 6 dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ndërtesë e cila ka rreth 150 apartamente.

Departamenti i zjarrfikësve të New York bën me dije se për shuarjen e flakëve janë angazhuar mbi 350 zjarrfikës.

Sipas CNN, 21 persona kanë mbetur të lënduar, 16 prej të cilëve janë zjarrfikës, njoftoi zëvendës ndihmësi i shefit të Departamentit të Zjarrfikësve.

Sipas autoriteteve asnjë nga të lënduar nuk është në rrezik për jetën.

LEXO EDHE:

Back to top button