Zjarr në një shtëpi në Gostivar, nuk ka persona të lënduar

Sot në orët e hershme të mëngjesit dikur rreth orës 4:30 në SPB Tetovë, është raportuar një zjarr në shtëpinë e 61-vjeçarit Z.J. nga Gostivari, që ndodhet në rrugën “Vëllezërit Bllazhevski” në Gostivar.
“Nuk ka persona të lënduar, ndërsa është djegur një pjesë e kulmit të shtëpisë, njehsori elektrik dhe përçuesi elektrik. Gjatë ditës së sotme, ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar do të inspektojë vendin e ngjarjes”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

LEXO EDHE:

Back to top button