Zjarr pyjor afër shtëpive në Koçani

Zjarri që ka kapluar pyjet në afërsi të qytetit të Koçanit tashmë ka arritur afër shtëpive, transmeton Alsat. Banorët kanë shpërndarë fotografi nga zjarret teksa jo zyrtarisht mësohet se zjarri ka prekur disa shtëpi, ndërkaq raportohet se disa banorë tashmë janë evakuuar. Banorët kërkojnë ndihmë derisa ekipet e zjarrfikësve tashmë janë në terren dhe po ballafaqohen edhe me erën e fuqishme që po përhap zjarrin me shpejtësi. Ndryshe përpos Koçanit, më herët është raportuar për zjarr edhe në Kokino, gjegjësisht komuna e Staro Nagorçanit.

LEXO EDHE:

Back to top button