Zjarret në Kaliforni/ Janë djegur mbi 100 mijë hektarë tokë dhe të paktën 10 viktima

Zjarret në Kaliforni/ Janë djegur mbi 100 mijë hektarë tokë dhe të paktën 10 viktima

Gazetare: Fatlume Dervishi

Numri i të vdekurve nga zjarret në Los Angeles ka shkuar në 10 mëngjesin e sotëm, njoftuan zyrtarët e qytetit në metropolin e Kalifornisë. Autoritetet e përshkruajnë përhapjen e flakëve sikur “një bombë atomike ishte hedhur në këto zona”.

Pesë frontet aktive të zjarrit në Los Angeles po lënë pas të vdekur ndërsa kanë shkatërruar qindra mijëra hektarë, infrastrukturë, shtëpi dhe mijëra makina. 117,727 hektarë janë djegur, 1,500 shtëpi janë shkatërruar, ndërsa 200,000 shtëpi nuk kanë energji elektrike. Më shumë se 7,500 zjarrfikës po operojnë në zonë, ndërsa kanë ardhur në ndihmë edhe nga shtetet e tjera.

Erërat e forta të kombinuara me një thatësirë të zgjatur po përhapin flakët, ndërsa ekziston frika e rritjes së mëtejshme të fronteve të zjarrit që po dalin jashtë kontrollit dhe e kanë zhytur rajonin në kaos.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë ujin, pasi rezervuarët po zbrazen dhe zjarrfikësit tashmë po i drejtohen pishinave dhe shatërvanëve për tu rifurnizuar.

Sipas vlerësimeve, zjarret në Kaliforni deri më tani kanë shkaktuar dëme që arrijnë në 57 miliardë dollarë dhe pritet që dëmi ekonomik të jetë shumë më i madh.
Presidenti Biden njoftoi se qeveria federale do të mbulojë “100% të kostos së masave për të mbrojtur jetën dhe pronën në Kaliforninë Jugore për gjashtë muaj”. Presidenti amerikan njoftoi se do të angazhonte çdo burim të mundshëm federal në Kaliforninë Jugore, duke përfshirë qindra zjarrfikës federalë, 30 helikopterë dhe aeroplanë zjarrfikës dhe 500 personel ushtarak.

Në zemër të Kalifornisë Jugore, ku rrezet e diellit dhe dallgët janë pjesë e jetës së përditshme, ndodh një fenomen i fuqishëm meteorologjik i njohur si erërat e Santa Ana. Të karakterizuara nga natyra e tyre e ngrohtë, e thatë dhe shpesh e egër, këto erëra luajnë një rol kyç në formësimin e dinamikës së motit dhe zjarrit në rajon, veçanërisht gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button