Zjarret në Shqipëri, konfirmohet viktima e dytë

Është konfirmuar viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri. Pas vdekjes së 64 vjeçarit Andrea Haxhiaj më 3 gusht nga flakët në Gjirokastër, ka vdekur edhe gruaja e tij 57 vjeçare që ishte e shtruar prej ditësh me djegie deri në 75 % të trupit. Pas dy javësh në luftë me flakët janë shuar vatrat e zjarrit në Karaburun. Lajmin e bën të ditur ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë  Niko Peleshi. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Peleshi ka publikuar edhe pamje të filmuara nga helikopteri që tregojnë se në gadishull nuk ka vatra aktive zjarri.

LEXO EDHE:

Back to top button