Zjarret “pushtojnë” Australinë, sot dita më e nxehtë në më shumë se 2 vjet
Zjarret “pushtojnë” Australinë, sot dita më e nxehtë në më shumë se 2 vjet

Në pjesë të Australisë lindore, duke përfshirë Sidnein, sot është dita më e nxehtë në më shumë se dy vjet me temperatura mbi 40 gradë Celsius.
Ky mot shkaktoi dhjetëra zjarre. Zjarrfikësit nga toka dhe me mbështetjen e avionëve po shuajnë pothuajse 40 zjarre në Uellsin e Ri Jugor, raportoi Reuters.
Zjarri pranë Mudgee, 250 kilometra në veri-perëndim të Sidneit, është në nivelin e paralajmërimit emergjent.
35 shkolla shtetërore, janë mbyllur për shkak të nxehtësisë përvëluese.
Sipas parashikimit të meteorologut, moti i nxehtë pa reshje do të zgjasë deri të mërkurën.