Zjarri në Greqi në afërsi me kufirin e Maqedonisë, flasin autoritetet vendore

Zjarri në Greqi në afërsi me kufirin e Maqedonisë, flasin autoritetet vendore

Gazetare: Ajnur Bafqari

Një zjarr i madh ka shpërthyer në ambient të hapur në Greqi në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut dhe aktualisht për shuarjen e tij janë angazhuar një numër i madh i zjarrfikësve grek me ndihmën edhe të 4 avionëve kundër zjarrit. Nga Qendra për Menaxhim me Krizat në vend thonë se po qëndrojnë në kontakt me autoritetet greke, prej të cilëve kanë kërkuar njoftime në kohë nëse zjarri do të kalojë kufirin në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

“112-shi grek do të na njoftojnë në kohë nëse zjarri do të vijë drejt anës maqedonase prej kufirit. Për rrezikun e këtij zjarri është njoftuar edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe shpëtim ku i gatshëm për fluturim po pret një avion për shuarjen e zjarrit”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Krizat.

Nga Qendra për Menaxhim me krizat kanë kërkuar edhe prej MPB-së që dërgojnë kontrolle me qëllim që të njoftohen në kohë nëse zjarri e kalon linjën e kufirit.

Për shuarjen e zjarreve eventuale në ambiente të hapura, në dispozicion janë dy helikopterë të policisë, një helikopter i ushtrisë dhe dy aeroplanë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Aktualisht nuk ka ndonjë zjarr tjetër aktiv në territorin e shtetit, pas shuarjes së atij në Zelenikovë. Nga Qendra për Menaxhim me krizat kanë njoftuar se gjatë fundjavës kishte 30 zjarre aktive, prej të cilëve më i rëndi ishte në rajonin e Ajvatovcit ku ekipeve ju deshën rreth 24 orë për shuarjen e tërësishme të tij./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button