Zjarri në Likovë shuhet me helikopter, QMK-ja bën thirrje për kujdes

Helikopteri i emergjencës civile mbushet me ujë në Liqenin Artificial të Likovës për të shuar zjarret që kanë kapluar malet e këtij rajoni. Intervenimi nga ajri ishte i domosdoshëm, thonë autoritetet për të lokalizuar flakët në fshatin Presnicë, ku prej një jave zjarri ka bërë shkrumb e hi disa hektarë mal.

Nga Qendra për Menaxhim me krizat thanë se në rajonin e Likovës, ishte vatra e vetme aktive e zjarrit në vend, e cila gjatë ditës është vënë nën kontrolle. Drejtori i këtij institucioni tha se gjatë javës ekipet tyre së bashku me zjarrfikësit kanë shuar mbi 20 vatra zjarresh në disa zona.

Shkaqet më të shpeshta për paraqitjen e këtyre zjarreve janë faktori njeri, prandaj apelojmë që të jenë të kujdesshëm duke e respektuar ndalesën e pjesshme të lëvizjes nëpër male. Mos të ndezin zjarre apo skarë mos të hedhin as cigaret në zona të hapura. Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë zjarr vëniet e qëllimshme nëse vërejnë zjarre në çfarëdo vendi menjëherë të lajmërohen në numrin 195 – u shpreh Stojançe Angellov, Drejtori i Qendrës për menaxhim me krizat.

Nga Ndërmarrja publike “Pyjet Nacionale” thonë se dëmet e shkaktuara nga zjarri masiv janë të mëdha në hortikulturë. Në përllogaritje në baza vjetore, se sa metër kub dru janë djegur nga flakët masive të maleve, sipas “Pyjeve Nacionale” del të jetë se miliona euro shteti ka pësuar humbje.

N.P. “Pyjet Nacionale”
Në vitin 2017 dëmi është vlerësuar 31 milion euro;
Në vitin 2018 dëmi është vlerësuar 1,1 milion euro;
Në vitin 2019 dëmi është vlerësuar 13 milion euro;
Në vitin 2020 dëmi është vlerësuar 1,3 milion euro.

Përveç temperaturave të larta, thatësirën e barit dhe të drunjtëve në mal e keqpërdorin piromanët thonë autoritetet e hetuesisë. Në rastin konkret, nga SPB Kumanovë njoftojnë se kanë ndërmarrë të gjitha masat për zbulimin e autorit për zjarrin e shkaktuar në fshatin malor të Presnicës në Likovë.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button