16 persona kërkuan ndihmë mjekësore gjatë zjarrit të mbrëmshëm në fabrikën Makprogres-Vincini, tha kryetari i Komunës së Vinicës, Mile Petkov. Ai thekson se e ka marrë këtë informacion nga Qendra Shëndetësore e Vinicës, dhe se zjarrfikësit, vullnetarët dhe punonjësit e fabrikës janë lënduar.
-Sipas informacioneve nga Qendra Shëndetësore e Vinicës, 16 persona kërkuan ndihmë, disa nga të lënduarit u transferuan në Qendrën Shëndetësore në Koçan, ndërsa ata që thithën tym u transferuan në Qendrën Klinike në Shkup. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, thotë Petkov.
Ai thekson se zjarri në depot e fabrikës Makprogres është lokalizuar, dhe janë djegur tre fabrika dhe një depo me sipërfaqe prej rreth 5,000 metrash katrorë.
Kryetari i Komunës së Vinicës, Petkov, thotë se në shuarjen e zjarrit morën pjesë zjarrfikës dhe vullnetarë nga Vinica, Koçani, Shtipi, Makedonska Kamenica, Kavadari, Strumica, Delçeva, Probishtipi, Sveti Nikola, Radovishi dhe Velesi.








