Zjarri në Novac nxori në sipërfaqe municion e granata që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore

Zjarri në Novac nxori në sipërfaqe municion e granata që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore

Gazetar: Avni Tahiri

Që nga 28 qershori, një zjarr në fshatin Beshishtë, të Komunës së Novacit, vijon të jetë aktiv. Deri tani është djegur një sipërfaqe prej rreth 100 hektarësh me pyll pishe, dushku dhe ahu. Siç njofton Qendra për Menaxhim me Kriza, situata është e rrezikshme në zonën ku digjet zjarri sepse dëgjohen krisma nga municioni që shpërthen dhe ka të dhëna për granata të pashpërthyera në atë zonë, të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, gjithashtu njoftojnë se në terren po punojnë zjarrfikës dhe punonjës të pyjeve, por zjarri po përhapet në terren të vështirë. Rreziku është i madh për shkak të municioneve të pashpërthyera ndërsa shtojnë se janë angazhuar të gjitha shërbimet emergjente.

“Zjarri po përhapet drejt kufirit me Greqinë. Në terren ndërhyjnë 5 zjarrfikës me 1 automjet nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Prilep dhe 3 persona nga Ndërmarrja Pyjore “Crn Bor” Prilep me një automjet të pajisur me pompë. Zjarri po zhvillohet në terren të paarritshëm dhe të vështirë. Është djegur një sipërfaqe prej rreth 100 hektarësh me pyll pishe, dushku dhe ahu. Situata është e rrezikshme sepse dëgjohen krisma nga municioni dhe ka të dhëna për granata të pashpërthyera në atë zonë”, njoftojnë nga QMK-ja.

Nga QMK thonë se për ngjarjen janë njoftuar të gjitha shërbimet kompetente: Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza Prilep, Komuna e Prilepit, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim Prilep, Policia Prilep, Policia Novaci, Ndërmarrja Pyjore nga Manastiri, Njësia e Zjarrfikësve Manastir dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Sa i përket zjarrit në Shkup, që përfshiu dje një deponi të egër është vënë nën kontroll nga brigada e zjarrfikësve të Shkupit por ndërkohë vazhdon edhe më tej monitorimi i kësaj deponie në Shuto Orizari.

“Zjarri në deponoinë ilegale në rrugën e Vzibegut të Komunës së Shuto Orizarit, gjatë ditës së sotme është vënë nën kontroll. Nga ana e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit njoftojnë se zjarri vazhdon të digjet nga brenda por është lokalizuar”, raporton Avni Tahiri, gazetar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button