Zjarri në Tetovë, gjendja e të lënduarve është stabile

Gjendja e të lënduarve nga tragjedia e tre dite më parë në Tetovë vazhdon të jetë e mirë dhe jashtë rrezikut për jetë. Në spital janë të shtrirë 53 pacientë, ndërsa janë pranuar pesë pacientë të tjerë. Janë shtuar kontrollet ambulatore, ndërsa raste që kanë nderuar jetë 24 orët e fundit nuk ka thotë Gzim Nuredini. Ai ka shtuar se për momentin ka kapacitete për pranime të reja, ndërkohë që po përgatitet edhe një kat i repartit internistik.

Kemi të hospitalizuar 53 pacientë, brenda 24 orëve të reja kemi pasur pesë pranime të reja, dhe kontrolle ambulatore kemi pasur 78 pacientë. Ka ende kontrolle ambulatore dhe pandemia ende vazhdon. Sa i përket gjendjes shëndetësore të pacientëve ajo është relativisht e mire. Kapacitete kemi diku edhe 40 shtretër, dhe do përgatitim edhe katin tjetër nëse e do nevoja, sepse meqë kemi rritje të pacientëve në ambulantat kovid, me siguri se do kemi edhe rritje të numrit të pacientëve – u shpreh Gzim Nuredini, koordinator Kovid-qendrës në Tetovë.

Ndërkohë, sipas informatave të televizionit Alsat, deri më tani tetë anëtarë të personelit mjekësor të angazhuar në kovid qendër, janë marrë në pyetje nga ana e prokurorisë, përveç zjarrit, edhe për praninë e civilëve brenda qendrës për kovid në Tetovë, me theks të veçantë dy pacientet, nënë e bijë që humbën jetët duke u kujdesur për të afërmin e tyre.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button