Zlatan Ibrahimoviç në Festivalin e “San Remo 2021”?!

Siç raportohet nga “Dagospia”, negociatat për ta sjellë yllin e Milanit në skenën e Teatrit “Ariston” kanë përparuar mirë. Ai do të mbështeste çiftin prezantues Amadeus-Fiorello në një nga mbrëmjet e eventit gjigant të muzikës italiane. Festivali do të vihet në skenë nga 2 deri më 6 mars.

Bashkë me Ibrën mund të mbërrijë edhe një surprizë tjetër, e lidhur me praninë e Gerry Skotit, tashmë një hap larg pjesëmarrjes vitin e kaluar.

Kujtojmë se vitin e kaluar, të ftuar të këtij lloji ishin edhe Alketa Vejsiu dhe partnerja e Kristiano Ronaldos, Xhorxhina Rodriguez. Kuptohet, synimi është rritja e audiencës së festivalit të njohur, me yje tw zhanreve tw ndryshme.

LEXO EDHE:

Back to top button