Në derbin e Milanos, “kuqezinjët” u mposht nga Interi, me shifrat e thella 5-1, jo shumë kohë më parë.
Pas kësaj sfide, në kampin stërvitor te Milani, ditën tjetër u shfaq Zlatan Ibrahimoviçi. Suedezi ishte atje për të folur me ish-trajnerin dhe ish-shokët e skuadrës, për t’i frymëzuar dhe për t’i ngritur moralin. Ibra e ka shprehur shpesh herë se dashuria e tij për këtë klub është e madhe, dhe së fundmi “Calciomercato” paralajmëron për një rikthim të Zlatanit te Milani.
Ibra pritet të marrë një propozim për rolin e menaxherit të ekipit. Në raportimin përkatës thuhet se presidenti i Milanit, Kardinale, dëshiron të rikthejë në skuadër Ibrahimoviçin, i cili u largua nga futbolli aktiv verën e kaluar, për të punuar me trajnerin e skuadrës, Stefano Pioli në lidhje me gjendjen psikologjike të lojtarëve.








